Skip to content

Nuk beson te Covid dhe thotë që vaksina ka çipa? Infektohet me koronavirus Alfred Çako, gazetari ngre dyshimet

Konspiracionisti Alfred Cako raportohet se mund të jetë infektuar me koronavirus, të cilin nuk e ka besuar që prej fillimit të pandemisë.

Aludimet i bën gazetari Bledi Mane, i cili ironizon duke thënë se në emisionin ku shfaqen së bashku, sot Cako do të shfaqet përmes lidhjes “online”.

“Alfred Cako, U INFEKTUA DHE KONSPIRACIONISTI? Nuk do paraqitet sot në studion e Top Channel në programin “Rrethi Katror” njeriu që nuk besonte e nuk mbrohej nga Covid-19. Do dëgjojmë si do shprehet e si do justifikohet njeriu që konsideronte veten si i paprekshëm nga virusi”, shkruan gazetari Mane.

A është e vërtetë apo një “scoop” për publicitet? Mbetet për t’u parë në vijim.

/faxweb