Gazetari Arian Çani ka zbuluar detaje të takimit të kryeministrit Edi Rama me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias dhe homologun Mitsotalis. Sa i përket mesazhit që do të dërgonte nga Turqia në Athinë, Çani në ‘Zonë e Lirë’ tha se nuk ka cuar asnjë mesazh nga Erdogan.

E vërteta është se u diskutua për cështjen e pronave, të Detit dhe për të siguruar 7 mijë vaksina të Covidit falas për Shqipërinë.

“Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë. Nga burime pranë kryeministrisë. E para, Edi Rama në drekën me kryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm grek nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogan.

E dyta,  nuk do ketë, por kjo duhet marrë me rezerva, ka shumë gjasa që takimi i përfolur që tha Baton Haxhiu, nuk do bëhet takim mes ministrit turk dhe grek të Jashtëm në Tiranë siç janë hapur fjalët. E treta, Ramsi ka thënë në Athinë që do zgjidhë çështjen e pronave të minoritetit në Shqipëri. E katërta, Ramsi ka rënë dakord për të çuar në Hagë çështjen e detit. E pesta, është e siguruar nga Mitsotakis, ka siguruar 7 mijë vaksina falas për Shqipërinë. Këto janë informacione që më vijnë mua nga andej”, tha Arian Çani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re