Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon ish anetarin e KLP, prokurorin Ludovik Dodaj, pas arsyetimit të KPA se nuk permbush kriteret ligjore për pasurinë e tij.
Dodaj ka bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë për një kredi të marrë për një apartament 108 metra katrorë në zonën e plazhit në Durrës.
Dodaj u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në tetor 2021.
Vendimi i KPK për ta lënë në detyrë qershorin e 2020 u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.