Skip to content

Nuk deklaruan paratë në Rinas, nën hetim një turk dhe një kinez

Një shtetas turk dhe një kinez janë vënë nën hetim për mosdeklarim të të hollave në kufirin e Shqipërisë.

Shtetasit turk D. C., 36 vjeç gjatë kontrolleve në hyrje të Republikës së Shqipërisë, i gjetën 17 mijë dhe 20 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi. Ndërsa shtetasit kinez L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 mijë e 820 euro dhe 19 mijë dollarë, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.