Ish-politikani dhe shkrimtari Namik Dokle dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me Covid 19, pavarësisht kujdesit të vazhdueshëm të tyre, për të shmangur kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme. Është vetë Namiku ai që shkruan në një postim në rrjetet sociale, që ishte duke redaktuar librin e tij për Covidin në momentin kur edhe është infektuar.

Ai tregon se bashkë me të shoqen prej 7 ditësh janë duke u përballur me infeksionin, dhe shprehet besimplotë që do e kalojnë këtë sfidë, edhe në sajë të kujdesit të familjarëve.

Postimi i Dokles:

HAKMARRJA E COVIDIT…

Përgjatë gjithë këtij viti po shkruaja një roman të ri, me sfonwd këtë sëmundjen e verbër që dërgoi në atë botë milliona njerëz.

Titulli: PENDIMI-A (COVID 1984)

Por… Çikllopi i verbër më stopoi, kur po bëja redaktimin e tretë a të katert të romanit: Nuk del dot aq lehtë nga shpella ime! Dhe kemi shtatë ditë që “luftojmë”, bashkë me gruan, kundër përbindshit të kohës sonë.

Do ta mundim?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re