Edhe pse uji duket se është tërhequr disi nga fshati Ferras në Levan të Fierit, balta në banesa ka shkatërruar disa banesa dhe orendi. Banorët shprehen se dëmet që kanë pësuar në banesa janë shumë të mëdha, ndërkohë që tashmë janë të detyruar që të pastrojnë llumin.
Në zonë ende nuk ka mbëritur ndonjë grup i emergjencave civile për të evidentuar dëmet që kanë shkaktuar përmbytjet e fundjavës që lamë pas. Ndërkohë që dëme të konsiderueshme ka dhe në të mbjellat dhe tokat bujqësore.
“Problemet më të mëdha janë tani pas përmbytjeve, dje ishte një situatë shumë e keq, gruan e kam të sëmurë, dje në darkë kemi fjetur në makina. Nuk jam në gjendje që të flas shumë, shtëpitë e mia ikën mbaruan, edhe me ramatizëm është gruaja ime, vetëm nga lagështira, do mundohemi që ti pastrojmë po ku do të vemë që të flemë.
U bëj thirrje që të gjithëve që më dëgjojnë të vijnë dhe të na ndihmojnë. Të tëra orenditë na janë prishur, çfarë të themi më. Shyqyr që doli dielli sot dhe do ngrohemi në diell, më e keqe është darka, ku do të flemë, ne fëmijët i kemi të larguar, nuk ka ndihmojnë dot, nuk di, nuk di çfarë të them më”, shprehet një prej banorëve të Ferrasit.
…
/faxweb
