Sot në studion e Faxnews ka qenë në një lidhje “Skype” analisti nga Kosova Agim Krasniqi i cili foli për takimin e samitit të Ballkanit të Hapur ditën e djeshme në Ohër.

Krasniqi tha se akoma nuk është e qartë se çfarë po luhet me këtë nismë. Po ashtu Krasniqi shtoi se nga ana e Kosovës ka ende një hezitim pa u përcaktuar pozicionet e Serbisë.

Agim Krasniqi: Ne akoma nuk e kemi të qartë se cfarë po luhet me kete nismë, edhe pse opinion publik ka reagime nga më të ndryshmet.

Mbetet ende një nismë, të disa aktorëve, sic janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia, pa përjashtuar Malin e Zi dhe Bosnjën, për Kosovën ka një hezitim sepse nuk janë përcaktuar pozicionet e Serbisë me Kosovën.

Përgjigja e Vucic se samiti mund të zhvillohet në afersi të Kosovës?

Është një sinjal, nuk mund ta marrim si një provokim, si sinjal që Serbia po përafrohet me Kosoven, shpreh mendimin se cdo marreveshje që mund të arrihet aty ka edhe refleksione legjislative, juridike se do vënë në pak shumë element.

Escobar dje u orientua se kjo do të jetë një nismë për lehtësira ekonomike dhe parapërgatitje për prceset e ardhshme për integrimin europian.

E kam ndjekur me  vemendje deklaraten e Ramës, e tha  se dje nuk ishte Lavrov në samit po disa zyrtartë të BE por edhe nga SHBA. Ka një unison sa i përket kësaj nisme, shprëesoj që edhe Kosova, nëse Serbia leviz drejt njohjes së saj, mund të rezliohet në aspektin ekonomik dhe jo politik.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re