Ajo ka dalë më burrin për kafe, si fundjavë që është. Ajo po pi puro dhe whiskey, burri po ha kruasan me çokollatë dhe lëng portokalli.
Ajo sapo i kujtoi atij që kalamanit që po luan disa metra më larg i është skuqur byça sepse ai kishte vonuar disa herë rrjesht në ndërrimin e panolinave dhe se nuk duhej të guxonte ta përëriste më këtë.
Nuk dija a të lëshoja bekime mbi zonjën e hekurt a ti jepja një dorë burrit që detyrat e tij nuk i kish bërë hiç mirë.
Më shkruani ju lutem çfarë duhej të bëja, i ngrati unë!
Sigurisht nuk ka ç’më duhet mua kjo punë, por u ndjeva i përfshirë sepse kërcënimi i mbështjellë me tym puroje dhe aromë whiskey i zonjës ishte mesazh jo vetëm për tavolinën e familjes së saj.
Fusnotë: Byçat e kalamajve të mij kur ishin të vegjël, i kam larë me shumë qejf edhe unë, që të mos keqkuptohemi, por lepuri fshihet diku gjetkë.
Fundjavë të qetë uroj për të gjithë!
Shkruar nga Kreshnik Osmani
