Skip to content

“Nuk dinë si të lidhin gomarin”/ Spiropali ironizon protestën për Teatrin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar protestën e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Sipas saj, ata nuk dinë si të lidhin gomarin, do mbahet mend si ‘tubim makbethian i kafshimit të veshit’.

“Opozita i ka ikur betejave elektorale. Ikën në 2017, në 2019 tani ikën nga tryeza se u prish Teatri Kombëtar. Ajo që ndodhi ishte që nga një protestë me ndjeshmëri të vërtetë qytetare, ata e kanë kthyer në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Basha të Odiseut, dezhurnin nuk dinë ta mbajnë, trupat e tyre nuk janë nën rrënoja.

Meqë këto vijat nuk dinë si t’i mbajnë kanë vendosur të braktisin një nga Reformat më të rëndësishme. Ja teatri absurd që po merremi ne. Nuk kanë asnjë lidhje me artistët e mëdhenj, ato janë për një teatër të ri. Ata s’kanë kulturë, po s’dinë ku të lidhin gomari. Ajo protesta makbethiane e kafshimit të veshit”, tha Spiropali.