Mjeku Adrian Fandi, i cili ka qenë i infektuar me Covid dhe ka arritur ti mbijetojë sëmundjes, ka dhënë këshilla për të gjithë personat se si të forcojnë imunitetin pasi mundin virusin. Ai ka shpjeguar se personat që kanë imunitet të ulët apo kanë sëmundje shoqëruese, duhet të mos e ndalin kujdesin ndaj vetes dhe të vijojnë trajtimin pasi trupi i tyre është i ndjeshëm.

Në një intervistë për Ora News, Fandi u shpreh: “Të gjithë ata që kanë kaluar Covidi-n kanë dhimbje koke, kanë debulesë të madhe, mund të kenë takikardi, mund t’u zgjasë temperatura 37 gradë për një kohë të gjatë dhe kjo do kohë që të rimarrësh veten. Mund të humbasësh shijen dhe nuhatjen për një kohë të gjatë. Trajtimi me vitamina mund të ndihmojë, sepse të rrit imunitetin dhe fuqinë mbrojtëse të trupit. Duhet t’i japim kohë organizmit që të rimarrë veten.

Nga ana imunitare, varet nga problemet sekondare që ka një njeri. Nëse ka probleme kanceroze dhe po bën kimioterapi, normalisht që ka një imunitet shumë të ulët dhe duhet të ruhet njësoj sikur nuk e ka kaluar Covidin, edhe nëse ka mbijetuar prej tij. Njëkohësisht ka edhe njerëz që sëmuren shpesh, që kanë probleme shëndetësore, edhe pse mund ta kenë kaluar gjithnjë duhet të ruhen.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re