Skip to content

Nuk do as test, as vaksinë/ Një tjetër shtet ku shqiptarët mund të udhëtojnë të lirë

Zgjerohet lista e vendeve që i hapin dyert për shqiptarët pa asnjë kufizim.

 

Pas Holandës, Austrisë, Zvicrës e Belgjikës, tanimë edhe Spanja ka hapur kufijtë për turistët shqiptarë, duke mos kërkuar as test, as certifikatë vaksinimi.

 

Gjithçka duhet, sipas Aeroportit “Nënë Tereza” që ka nxjerrë njoftimin, janë bileta, pasaporta dhe maska.