Kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar mendim për ata kryebashkiakë që janë fituar nga opozita.

I pyetur nga gazetarët, nëse do të mbajë premtimin se nuk do ketë bashkëpunim, Rama tha se do të shihet rast pas rasti. AI theksoi se ata kryetar bashkie që do vendosin interesat qytetarë mbi agjendat politike nuk do të kenë asnjë problem për bashkëpunim.

Pyetje: Cili do jetë raporti me ata kryetar bashkie që janë fituar nga opozita, a do mbani premtimin që nuk do bashkëpunoni?

Rama: Më vjen keq që ju përsërisni gabim, diçka që unë e kam sqaruar sa herë jam pyetur. Bashkëpunimi me ta është i pamundur jo për shkakun tim, pro të tyren. Kjo është që ne do ta shikojmë rast pas rasti. Nëse ka kryetar që do vënë interesat e qytetarëve mbi agjendat politike, ne nuk kemi asnjë problem me këtë. Ne e kemi për detyrë që ti shërbejmë çdo anëtarë të bashkësisë tonë.

Pyetje: Një kryebashkiak, ai i Mirditës ju ka ftuar për kafe dhe për të vazhduar investimet në Mirditë?

Rama: Nuk jam dijeni të ftesës për kafe. Para se të vij aty kam shumë takime për të bërë. Kam Shkodrën, nesër do shkoj në një samit në Islandë. Sapo të kthehem do të nis me turin e falënderimeve nga Shkodra. Ku jam i vendosur për të bërë një histori të re.

Ne duhet të bëjmë edhe më shumë seç kemi thënë. Shkodra na dha një jo një shans, por një besim shumë të fortë. Unë jam i bindur që ky besim mund të kthehet në një mosbesim nëse nuk jemi në lartësinë e kësaj sfide.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re