Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD anëtarët kanë diskutuar mbi aksionin opozitar që ka si objektiv protestat për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Mësohet se Edi Paloka ka deklaruar se “nëse Rama na u vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat”.
Paloka i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit qe ndarjen e drejtuesve në qarqe mos ta shikojnë si sfidë me njeri tjetrin, por te jene te bashkuar per te rrezuar Ramen.
Sipas tij, “fushata duhet të jetë lufte, jo në kuptimin figurativ”.
Ndërkohë anëtari tjetër, Apollon Baçi ka pyetur për listat, si propozoi PD lista te hapura apo të mbyllura.
Osman Stafa (Durres): Do e pranoni sfidën qe te jeni poshtë në listë?
Flamur Noka: Lista e drejtuesve të qarqeve është kompetencë e Kryetarit te PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund te ngrejë ekipe ndihmese.
I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.
Edi Paloka i përgjigjet Stafës: Nëse Rama na u vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë ne zgjedhje për të marre një mandat. Nëse na i vjedhin prapë jemi ne qe ua kemi vjedhur demokrateve. Ta shohim ne këtë si beteje jete a vdekje. Mos e shihni këtë ndarje si sfide me njeri tjetrin. Te jemi bashke për te rrezuar Ramen. Fushata te jete lufte, jo ne kuptimin figurativ.