Ilir Meta: Si mund të ecin gërat mirë kur sipas Europian Asylyum Support Office, nga Shqipëria largohen për periudhën korrik 201802020 largohen 18.4 herë më shumë se nga Bosnja, 12 herë më shumë se Serbia, 5.1 herë se nga Serbia dhe 4 herë më shumë nga Kosova. Cfarë po ecën mirë këtu.

Nuk po flas për referencat e Batonavic. Këto janë statistikat që ja tregova dje dhe Komisionerit për Zgjerim, të cilat nuk i kundërshtonte dot. Kam 8 vjet, por më shumë ndoshta që i kam thënë kryeministrit aktual dhe ky i tërmeteve që ka qenë i Ekonomisë, i kam thënë shkoni në Maqedoni dhe shikoni si i mirëpret dhe lehtëson investimet e huaja. Shkoni dhe hajdeni bëjmë një gjë të tillë në Shqipëri që në një territor në spital apo ska rëndësi, i garantojmë cdo gjë, të gjitha shërbimet e duhura që të rieksportojnë, të rindërtojnë një fabrikë, të punësojnë njerëz.

Unë kam bërë koalicion me kryeministrin aktual në kohën e Berishës vetëm me një kusht, që të votonte 3 ligjet që mbante peng integrimit europian, të cilat u votuan. Pra me idenë që do zhbllokonte integrimin europian. Për 8 vjet, përsa i përket integrimit europian është vetëm votimi i Reformës në Drejtësi me 140 vota kur kryetar i Parlamentit ishte Ilir Meta dhe u imponua nga Meta dhe i vetmi që mungonte ngas Rama.

Nga 3 kushte, ka 15 kushte dhe se di sa mund të ketë. Nëse do kishit një kamera të fshehtë, do shihnit që marrëdhëniet e mia me të kryeministrit janë të shkëlqyera në kuptimin personal, është shumë i dashur, por problemi është se kur jam larguar unë nga detyra e kryeministrit në 2002, Shqipëria ishte e përfshirë në procesin e stabilizim-asociimit dhe Serbia e Mali i Zi nuk ekzistonin në atë proces. Sot janë të dyja para nesh ndërsa ne as nuk bëhet të jemi pjesë dhe të jemi pjesë e votimit të njëanshëm të ndryshimit të Kodit.

Nuk do doja ta ktheja mbrapsht. Do më dukej si veprim burokratik, ti e kthen ata e votojnë prap.

Pse ta bëj këtë kur ata do e votojnë prap dhe do bien në kundërshtim me të gjitha rekomandimet. Unë tani jam i detyruar sepse menjëherë pasi votuan këtë marrëzi, cmenduri, pati një reagim nga Partia Popullore Europian dhe tha: “I bëjmë thirrje, ky është akt që pengon integrimin. I bëjmë thirrje Presidentit ta kthejë mbrapsht”. Në këto kushte jam i detyruar. I kam kërkuar edhe LSI të ndërhyjë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re