Me tej, Basha thekson se me 25 prill kryeministri do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

“Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Më 25 prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë,” shkruan Basha në postimin e tij.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë… As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

Ju keni hequr shumë në fakt. Aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën.

Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP.

Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë,” dëgjohet të thuhet në video.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re