Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, ka deklaruar se nuk do të ketë paqe në Ballkan pa u zgjidhur çështja shqiptaro-serbe. “Kosova është çështje e ditës sot, kur themi çështje e ditës, është çështje e madhe në Evropë.

Nuk është diçka që ka lidhje me lojë diplomatike të çastit, por me interesat e mëdha të botës së sotme. Dhe duke qenë se interesat e mëdha nuk mund të përfytyrohen jashtë pjesëmarrjes amerikane. Kosova ka hyrë në problemet e Amerikës bashkë me Bashkimin Evropian.

Kur të dyja ato nuk mund të zgjidhin asgjë veç e veç, ose në kundërshtim me njëra tjetrën, ky ka qenë fati i Kosovës dhe i shqiptarëve, si kurrë njëherë tjetër”, tha ai për RTK, cituar nga Telegrafi.

Sipas tij problemi serbo-shqiptar është thelbi i problemit në Evropë. “Nuk ka kuptim, nuk ka zgjidhje sot në rajon ballkanik, në mënyrë serioze konflikti shqiptaro-serb dhe është një nga problemet në Evropë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re