Skip to content

“Nuk do lejojmë të tallni të gjitha me ne”- Debat në Sekretariatin e Etikës, Korreshi: Po na përjashtoni pa asnjë lloj argumenti

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës po shoqërohet me debate të ashpra.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryetares së Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushka, duke i thënë se nuk do t’i lejojnë  t’i përjashtojnë pa asnjë lloj argumenti. Mbledhja ka qene me dyer te mbyllura, por deputetet demokrat jane futur live ne Facebook.

“Je prapë në shkelje sepse nuk na ke dërguar asnjë material ku argumenton se pse po përjashtohen anëtarët e opozitës. Keni kaq ditë e nderuar kryetare që po bën si t’ju dojë qejfli dhe jeni duke tallur të gjitha me ne. Nuk do të lejojmë të na përjashtoni pa asnjë lloj argumenti, nuk mund të na mohoni fjalën në parlament dhe në komisone Ti vazhdon ta kthen këtë sekretariat të etikës të privatizuar”, tha Korreshi.

“”