Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një tjetër konferencë me gazetarët, ku i ka rikujtuar Edi Ramës, planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike. Basha e ka krahasuar Ramën me Robert Çamçakëzin, personazh i filmave të realizmit socialist.
“Edi Rama është Robert Çamçakëzi, nuk mund të shkojë nga një kaniter në një kantier, dhe të thojë që nuk e njeh planin me 5 pika të PD-së”, tha Basha.
”Unë nuk do te lodhem së kujtuari detyrat dhe përgjegjësitë që qeveria ka përballë shqiptarëe. Paratë e taksave të shqiptarëve vazhdojneë të shpërdorohen nga njeë grusht oligarkeësh.
Çdo vuajtje shtesë për shqiptarët gjatë këtyre muajve nuk vjen vetëm prej pandemisë, por vjen nga Edi Rama dhe skemat e tij të korrupsionit, deri në këtë moment 75 milion euro u janë paguar inceneratorëve”, u shpreh Basha.
Basha tha se është e papranueshme që nga ana e qeverisë nuk ka asnjë reagim, pas denoncimit të bërë dje prej tij se në dy spitalet Covid nuk ka më vende të lira. (E.K/Faxweb.al)
/faxweb
