Mrekullise suedeze lidhur me pandeminë me sa duket i erdhi fundi. Shteti qe nuk pati valë të parë covidi kur kishte e gjithë bota, tani është mbërthyer nga vala e dytë. Kështu Suedia është detyruar të verë në zbatim masat ekstreme që deri tani i kishte shmangur.

Në daljen e tij më të fundit, Kryeministri Stefan Lëven shpalli për të parën herë gjendjen e shtetrrethimit prej 20 Nëntorit deri në fund të Shkurtit. Parashikohet mbyllja e çdo aktiviteti dhe ndalimi i daljes së qytetarëve pas orës 22:00 të natës deri në 06:00 të mëngjesit.

Lëven e konsideroi Nëntorin si muajin më të zi dhe tha se qytetarët kanë lënë pas dore respektimin rigoroz të masave, çka është bërë shkak për rritjen e rasteve të infektimeve.

Javën qe shkoi u shënua rekordi prej mbi 4700 infektimesh ditore, teksa në periudhën Mars – Maj kur e gjithë Europa ishte mbyllur në karantinë, infektimet ditore kanë qenë 3 herë më të ulta. Kjo e bëri të panevojshme në atë kohë vendosjen e karantinës kombëtare në këtë vend, çka e bëri Suedinë shembull suksesi në gjithë boten për kapërcimin e pandemisë pa pasoja të rënda në ekonomi.

Te shpresojme qe situata ne Suedi por dhe ne te gjithe boten te permiresohet sa me shpejt






Previous articleRendohet situata ne Greqi, mbyllen shkollat dhe kopshtet..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re