Një shqiptar nga Kosova, që jeton në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përjetuar një befasi tejet të veçantë sot. Në lokalin e tij ka qëndruar John Ratcliffe, i sapoemëruar Drejtor i Inteligjencës Amerikane.

Ismet Smajli pati një ditë fantastike. Këtë e shprehu edhe vetë ai në reshtat që ka shkruar në fotografinë bashkë me John Ratcliffe, Drejtor i Inteligjencës Amerikane.

Biznesmeni nga Peja që jeton në Texas ka postuar një fotografi me Ratcliffe dhe ka thënë se vizitën në lokalin i tij, Ratcliffe e bëri pak minuta pasi u votua nga Senati me 49 vota pro.

“Kjo ishte një surprizë e veçantë për mua dhe Edmondin, menjëherë pas votimit. John dhe bashkëshortja Michelle erdhën në lokalin tonë për një përshëndetje të shkurtër. Nuk mundem ta përshkruaj gëzimin, nuk e kisha idenë se ai ishte në shtëpinë e tij këtu afër, dhe më tha se kishte dëshirë që unë të jem njeriu i parë që do takonte.

I thash se prisja që ai të ishte në Uashington dhe se kjo ishte një surprizë e veçantë. Me falënderoi për miqësinë”, ka deklaruar ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re