Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua këtë të martë me Etilda Gjonajn, e cila nuk do të jetë më ministre Drejtësie.

 

Kim vlerësoi gjatë takimit se Gjonaj ka dhënë një kontribut të veçantë për reformën në drejtësi.

 

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, shtoi Yuri Kim, nuk do të mungojë.

 

“U takova me Etilda Gjonaj për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e BE-së dhe forcojnë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re