Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka zbuluar se protesta e thirrur me 8 shkurt, nuk do të jetë si të shkuarat, por do të mbahet në një pikë të vetme, te Kryeministria.

Themelin, tha Zhupa, protesta e ka te masiviteti dhe kërkesat e opozitës, të cilat i konsideron të drejta.

“Protesta e ka themelin te masiviteti, do të ketë njerëz nga e gjithë Shqipëria që do të vijnë në Tiranë! nuk është si e radhës së shkuar për të dalë në disa pika, por do të bëhet para Kryeministrisë dhe ky është një ndryshim nga tre protestat e shkuara.

Për mënyrën formën dhe kohëzgjatjen që do të ketë, nuk duam t’i zbulojmë.

Pika jonë e fortë është masiviteti dhe kërkesat e drejta për të cilën thërritet protesta”, tha Zhupa në emisionin Kjo Javë në News24.

E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa se nëse presin më shumë pjesëmarrje, Zhupa e pohoi.

“Kur ndahesh në disa pika, vizualisht nuk të tregojnë mundësinë për të perceptuar masivitetin. Presim të jetë më masive, sepse ka arritur pikën e vlimit, sepse skandalet shtohen, sepse çdo pensionist është irrituar kur ka dëgjuar se 33 mijë euro paguhet një verë”, tha Zhupa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko