Skip to content

“Nuk do të keni akses në trena e hotele dhe s’do të udhëtoni dot në BE”/ Kërcënimet e Ramës ndaj protestuesve, avokati: Lëvizja e lirë është e garantuar me ligj

Capture 486

Avokati Gylsen Zhllima ka reaguar lidhur me kufizimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve, duke e cilësuar atë si një kërcënim politik dhe një përpjekje për të treguar pushtet absolut. Sipas tij, lëvizja e lirë është një e drejtë e garantuar dhe çdo kufizim duhet të shqyrtohet rast pas rasti, jo të zbatohet në mënyrë të përgjithshme.

Zhllima theksoi se legjislacioni nuk parashikon heqjen e lirisë në rrugë administrative, ndërsa shtoi se një masë e tillë mund të vendoset vetëm përmes burgimit, sipas procedurave ligjore.

“Sot nuk kemi tramvaj, jo më tren. Janë kërcënim politik ndaj qytetarëve që t’u thotë: kam pushtet absolut. Lëvizja e lirë është e garantuar dhe nëse normohet, duhet të jetë rast pas rasti, jo në tërësi. Edhe nëse e marrim të mirëqenë, ligjvënësi e ka normuar që heqja e lirisë në aspektin administrativ nuk ekziston. E vetmja mënyrë që mund të bëhet është përmes burgimit”, tha ai.