Skip to content

“Nuk do të ketë parti të re”, Berisha: Do garoj për kryetar të PD

Sali Berisha tha se Partia Demokratike është opozitë e vërtetë dhe nuk do të ketë parti të re.  Në konferencën për shtyp, këtë të mërkurë, Berisha theksoi se do të kandidojë për kryetarë të Partisë Demokratike.

“Nuk do të ketë parti të re, kjo është Partia Demokratike, opozitë e vërtetë. Nuk mundet të marrë peng pluralizmin politik një njeri që paraqet standardet më të veçanta në historinë politike të Shqipërisë. Atë e mban Edi Rama nuk e besoj të shkonte kaq poshtë me veten e tij.

Do të garoj për kryetar të PD-së, por garantojë për çdo kandidat tjetër kushte të barabarta dhe garantoj demokratët që do të pranoja rezultatin pa asnjë koment. Rikthimi ka ndodhur më 6 mars. Ai nuk zhbëhet më, veçse me votën e qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.