Banorët e fshatit Flet në Fushë-Arrëz kanë dalë sot në protestë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e një fabrike uji.

Ata pretendojnë se me ndërtimin e saj nuk do kenë me ujë në shtëpitë e tyre dhe prandaj kanë dalë publikisht të shprehin shqetësimin e tyre.

“Nëse merret uji ne nuk mund të jetojmë më në shtëpitë tona. Na gënjyen, na thanë se do merret vetëm një burim.

Nuk do të lejojmë ndërtimin e fabrikës së ujit në fshat. Shteti të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës”,– sqarojnë banorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re