Pas përfundimit të takimit me Vjosa Osmanit, kandidati për kryeministër Albin Kurti ka deklaruar se me LDK-në janë marrë vesh që ta minimizojnë numrin e ministrive dhe zëvendës ministrave në Qeverinë e Re.

Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu ranë dakord që të kenë një Qeveri që të përbëhet edhe nga femrat ku kuota pritet që të jetë 30 për qind. Ndërkohë për ndarjen e posteve Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin, por theksoi se Qeveria e tij do të ketë maksimalisht 12 ministri.

“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë, dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Dhe pa humbur kohë në filluam bisedimet duke u nisur me idenë e përbashkët për Qeveri sa më efikase dhe shtet sa më të fuqishëm.

Ne duam që ti dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga zhvillimi e demokracia”, ka deklaruar Kurti.

“U dakorduam që të kemi një Qeveri prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor mimalisht do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave dhe zv ministrave . Do të kemi shumë më pak ministri e shumë më pak zëvendësministra”, thotë Kurti.

“Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar.

Porsa ta kemi rezultatin konkret ne do të ju njoftojmë për emrat në qeverinë e ardhshme.

/Gazeta Express