Një ditë pasi i vendosi lëndën plasëse makinës së gjyqtarit Markelian Kuqo, i dënuari në burgun e Drenovës Neim Behari ka folur për Fax News. Behari pranon se ai ka vendosur lëndën plasëse në makinën e gjyqtarit, por që pretendon se ky nuk ishte kërcënim por vetëm paralajmërim.

Behari pretendon se me gjyqtarin Markelian Kuqo ka një çështje të hapur, pasi ky i fundit ka vendosur që ta transferojë të dënuarin në një burg tjetër, që nuk ka qenë në kërkesën e tij.

Behari pretendon se Kuqo e diskriminon për shkak të bindjeve të tij politike të djathta, ndërsa shton më tej se një grup mafioz jashtë burgut punon për të përmbushur qëllimet e tij.

“Flas nga burgu i Drenovës, pranoj publikisht që ky gjyqtar ka një proces gjyqësor që ka një muaj dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. Për shkak se unë kam bindje të djathta ai tallet me mua.

Unë kam bërë një kërkesë në gjykatën e Korçës dhe kërkoj që të transferohem nga ky burg, ndërsa Kuqo do të më çojë në një burg që unë nuk e dua. Ky zotëria më përmend mua se pse kam shtetësinë greke, pse atij do ti jap llogari unë?!”, shprehet Behari.

Neim Behari pretendon se është pjesë e Cosa Nostras italiane, dhe në rast se Kuqo vijon të marrë vendime të gabuara “nuk do ti gjendet as varri”.

“Urdhrin e kam dhënë unë, senator i Cosa Nostrës italiane. Akuzohem për veprën penale të vrasjes, për këtë jam dënuar.

Më ka detyruar drejtori i Burgut, unë jam urdhërues i atij muhabeti, nëse ai nuk revokon masën ndaj meje, atij gjyqtar nuk do ti gjendet as varri. Unë kam punuar dhe për CIA-n amerikane, më njohin të gjithë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re