Faqja “News Artnet” ka publikuar një listë me pikturat e edicionit
“Art Berlin”, të cilat mund të blihen për një shifër që është më e vogël
se 10 mijë euro.

Janë pesë vepra arti që janë renditur nga kjo faqe dhe një prej tyre i përket kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Rama prezantohet me një pikturë që e ka realizuar me dokumentet e
punës. Aty, ai ka derdhur fantazinë e tij nëpërmjet ngjyrave. Dhe sa
mendoni se shitet ky punim në ekspozitë? Për 3500 euro.

Në veprat që ka përzgjedhur “News Artnet”, piktura e Ramës është më e
lira, ndërsa të tjerat variojnë me një çmim nga 5 mijë euro në 10 mijë
euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re