Pak para fjalimit të tij në 33-vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët sesi e komentonte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kreu demokrat refuzoi të jepte një përgjigje, duke thënë se brenda pak ditësh do të zhvillojë një konferencë për shtyp në lidhje me këtë çështje.

“Ju premtoj brenda pak ditësh do të jemi në konferencë për shtyp bashkë. Shumë shpejt do ju japë mundësinë për konferencë për shtyp. Unë e respektoj pritjen tuaj dhe ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej”, tha Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re