Një postier në Japoni akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk ka dorëzuar me mijëra letra postare në destinacion.

Gjatë një operacioni të policisë, në shtëpinë e tij u gjetën 24 mijë letra postare, që dyshohet se i kishte fshehur që prej vitit 2003.

61 vjeçari ishte një prej përgjegjësve të shpërndarjes së postës, ka deklaruar si ishte e mërzitshme ti dorëzoje të gjitha letrat.

Dega ku punonte 61 vjeçari filloi të dyshonte për shpërndarjen e letrave, ndaj kërkoi një kontroll nga ana e policisë, të cilët gjetën në shtëpinë e tij në Kanagawa afër Tokyos, 24 mijë të tilla.

Zyra postare e Yokohama u kërkoi falje qytetarëve dhe u premtoi se ato do të shpërndaheshin të gjitha.

Nëse do të ngrihen akuzat, postieri do të dënohet me tre vite burg dhe rreth 3.500 euro gjobë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re