Në Komisionin për Mandatin dhe Rregulloret deputetët kanë debatuar në lidhje me një propozim të Gazment Bardhit për vetëdeklarimin nëse ligjvënësit kanë përdorur aplikacioni Sky ECC apo jo.

Socialistët kanë kërkuar që ky propozim të shqyrtohet  nga një grup pune, cka ka sjellë edhe replikat e opozitës.

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi iu drejtua Bardhit duke thënë se çfarë parashikon propozimi i tij nëse një deputetet nuk pranon të plotësojë vetëdeklarimin.

Pëllumbi: Më lind pyetja, në rast se një deputet nuk do ta plotësojë, nuk dua ta plotësoj, çfarë parashikoni ju në këtë propozim? Asgjë. Prandaj që ta bëjmë të pjekur këtë, propozimi që ne ju bëjmë që të ngremë një grup pune për të adresuar nëse kemi apo jo një shqetësim të tillë. Më duket se është një zgjidhje e mirë për të dyja palët për të arritur në një kompromis, në të kundër unë mendoj se propozimi ka të bëjë me një luftë politike të ditës.

Bardhi: Unë nuk mendoj se ka deputetët që nuk përmbush detyrimet e rregullores, pastaj me vullnet të plotë nëse deputeti i shmanget, raporti i tij është me opinionin publik dhe jo me Kuvendin. Ky është standard etik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re