Skip to content

“Nuk dua të dérdhet gják që unë të rri në pushtet”, presidenti i arréstuar i Malit jep dorëheqjen dhe shpërndan parlamentin, Fitojnë ushtarët

Një ditë më parë, trupat ushtarake në Mali kanë arrestuar presidentin e vendit Ibrahim Boubacar Keita disa orë pasi kishin kapur dhe kryeministrin Boubou Cisse në aktin e dyshuar si grusht shteti, njoftonte kryetari i Unionit të Shteteve Afrikane.

Njerëzit kishin dalë në rrugët e kryeqytetit Bamako, duke rrethuar monumentin e pavarësisë, ndërsa një ndërtesë në pronësi të ministrit të drejtësisë së vendit u dogj dhe u grabit.

Trazirat në kryeqytetin e Malit erdhën pas raportimeve për kryengritje në një bazë ushtarake 15 km jashtë kryeqytetit, njoftonte një burim për rrjetin CNN, i cili tha se nga kampi ushtarak i Kati, kishte nisur edhe grushti i suksesshëm i shtetit në 2012.

Presidenti 75-vjeçar Keita përballet me pakënaqësi të gjerë publike që prej majit kur gjykata kushtetuese anunlloi rezultatin e zgjedhjeve të kontestuara.

Ndërkohë mediat botërore shkruajnë sot se Presidenti, Keita, dhe kryeministri Cissé, janë në arrest sipas njoftimeve të krerëve ushtarakë, të cilët flasin për një grusht shteti në vend. Televizioni shtetëror njoftoi se Keita, i cili vazhdon të jetë i ndaluar pavarësisht protestave të komunitetit ndërkombëtar, ka dhënë dorëheqjen e ka shpërndarë parlamentin.

“Nuk dua të derdhet gjak që unë të rri në pushtet”, tha ai në një fjalim të shkurtër televiziv. “ Dua të falenderoj popullin e Malit për mbështetjen dhe ngrohtësinë që më ka ofruar përgjatë gjithë këtyre viteve”, shtoi ai. Përpjekja e grushtit të shtetit filloi brenda një baze ushtarake kryesore, rreth 15 kilometra nga kryeqyteti, Bamako, të martën.

Në kryeqytet të rinjtë i vunë zjarrin një ndërtesë në pronësi të qeverisë. Trazirat pasojnë thirrjet për më shumë protesta kundër presidentit. Keita fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2018, por ekziston zemërimi i përhapur për korrupsionin, keqmenaxhimin e ekonomisë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë, pasi dhuna xhihadiste dhe ndërmjet komuniteteve është në rritje.

Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë diskutime urgjente për situatën në Mali, ndërsa BE dënoi “përpjekjen për grusht shteti” dhe të gjitha ndryshimet jokushtetuese”, sikurse tha Josep Borell, shefi i diplomacisë së Unionit.

/faxweb