Drejtori i Kadastrës Artan Lame është pyetur nga gazetarët në lidhje me banesat që do të shemben në zonën e 5 Majit në Tiranë, dhe arsyen se pse një pjesë e tyre janë zvarritur me radhë për procesin e legalizimit.

Lame tha se qoftë Kuvendit, qoftë Avokatit të popullit i është dhënë informacioni i kërkuar, dhe u shpreh se nuk preferonte të jepte komente të mëtejshme për këtë çështje.

Ai refuzoi tiu përgjigjej pyetjeve të mëtejshme që iu bënë nga gazetarët, duke thënë se donte të qëndronte dhe të fliste për temën e dixhitalizimit të Kadastrës.

“Edhe Kuvendi edhe vetë subjektet e interesuara, kanë kërkuar informacion, iu është dhënë gjithë informacioni, qoftë për zonën e 5 Majit, qoftë për Unazën, nuk do të doja të vazhdoja me këtë temë, pasi nuk dua të dal nga tema e sotme”, u shpreh Lame.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re