Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja së bashku me bashkëpunëtorët e tij morën pjesë në festivalin e muzikës baroke, por nuk respektuan asnjë nga rregullat e Covidit. Ata qëndrojnë në radhë të parë në një ambient të mbyllur pa sistem ajrimi së bashku me disa adhurues të muzikës që shijojnë festivalin.

Nuk hezitojnë që të pozojnë para kamerave, ndonëse janë në shkelje të rregullave. Pushteti lokal ka për detyrë të kontrollojë dhe garantojë zbatimin e masave anti Covid, dhe në rast të shkeljes vendosen edhe gjoba. Pamjet e filmuara dhe të transmetuara janë një provë e mirë, si për shërbimet e inspektoriatit të shëndetësisë po ashtu edhe për inspektorët e bashkisë së Elbasanit, institucion ku vetë i pari shkel rregullat.

Pavarësisht thyerjes së masave, artistët vazhduan performancën në ambientet e vogla të kishës së vjetër me qëllim për të bërë një lidhje mes muzikës së vjetër dhe një ambjenti kishtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re