Rudina Hajdari ka marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku pritet të zgjidhet kryetari i këtij organi.

Gjatë fjalës së shkurtër, Hajdari u kërkoi falje të gjithë demokratëve madje theksoi se nga sot e tutje edhe nëse e përjashtojnë nga PD-ja premtoi se nuk do të largohet kurrë nga selia blu.

 “Jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë. Ju kërkoj falje dhe ju garantoj që nuk do të ketë njeri që do të përjashtojë njeri nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin e ish-liderit, nuk do të lejoj kurrë nga sot e tutje që edhe po më përjashtuan unë do të rri këtu në këtë sallë dhe ky duhet të jetë premtimi i të gjithë juve. Kështu duhet të jetë betimit i gjithsecilit prej jush, mos largohet askush”, tha Rudina Hajdari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re