Kryeministri Edi Rama në Samitin për Ukrainën u shpreh se nuk do ta lënë Rusinë që të fitojë dhe Ukrainën të humbasë.

Ai theksoi se përpjekjet për paqe në Ukrainë duhet të vazhdojnë.

“Nuk duhet ta lemë Rusinë të fitojë dhe Ukraina të humbasë. Ëndrra jonë e përbashkët do të çohej në buzën e një të ardhme të errët. Ja pse duhet të mbështesim luftën dhe dinjitetin e Ukrainës. Duhet të vazhdojmë për një paqe të drejtë për Ukrainën.  Deklarata që nënshkruajmë sot do të forcojë marrëdhëniet tona”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare e ushtarake për Ukrainën.

“Mbetemi të vendosur përkrah Ukrainës. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona! E them se sa të vetëdijshme jemi dhe nuk kemi kapacitetin për të ushtruar mbështetjen financiare e ushtarake, u bëj thirrje që të njohin rolin e tyre. Mbijetesa e Ukrainës si një shtet i lirë varet nga mbështetja financiare e ushtarake që ata ofrojnë. Kjo mbështetje nuk duhet të jetë peng i interesave dritëshkurtër. Mënyra për ti dhënë fund luftës është të ndalim agresorin. Të ndalosh Ukrainën në vend që të ndalosh Putin e shndërron paqen në një bazë legjitimimi të një agresioni të mëtejshëm” tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re