Skip to content

“Nuk duhet të ishte në seancën e të premtes”, flet avokati i Dhurata Saliajt: Zonja nuk lejohej të lëvizte lirshëm, z.Mexhit ishte ai që gjithmonë nxiste …

Avokati i Dhurata Saliajt ka deklaruar mbrëmjen e sotme se klientja e tij ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk lejohej të lëvizte lirshëm.

Sipas atij, Dhurata Saliaj nuk duhet të ishte prezente në seancën gjyqësore të së premtes. Mirëpo, avokati thotë se nga deklarimet e Dhurata Saliajt apo babait të saj ai nuk ka parë asnjëherë arsye që ata të ndërmerrnin atë akt ekstrem.

Avokati ka zbuluiar dhe një detaj interesant. Ai thotë se Mexhit Picari ishte ai që gjithmonë këmbëngulte që të arrihej një marrëveshje mes palëve.

“Në dijeninë time, Dhurata nuk duhet të ishte prezentë në seancën e së premtes. Zonja ishte në arrest shtëpie, nuk i lejohej të lëvizte lirisht.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të dëgjoj ndonjë deklarim nga ana e tyre që të kalojnë në këto akte ekstreme. Të paktën zoti Mexhit ishte ai që gjithmonë nxiste arritjen e një marrëveshje. Kemi të bëjmë me një nënë që ka qenë në arrest shtëpie për 7 muaj, Ka pasur një urdhër që e lejonte të takonte fëmijët njëherë në javë .

Nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë, është munduar ta vërtetoje dhe me foto. Por gjykata ka vendosur kundër saj”, tha avokati.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb