Skënder Gjinushi ka folur ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ për mosdekretimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave nga presidenti Ilir Meta.

Gjinushi e ka cilësuar nul vendimin e Metës, pasi pretendon se nuk është kompetencë e presidencës të kryejë hetime.

“Nuk ka të drejtën të merrte një hetim është tërësisht jo korrekt që merr një hetim pa dije. 

Ai thotë bëra një hetim dhe konstatova shkelje, ai ka konststuar shkelje të të gjithë institucionit se nuk më ka kapur mua me shkelje.

Si mundet të ndiqen këto lloj proceduarash nga presidenca. 

As e ka kompetencë, as mund të anullojë zgjedhjet, as mund të ndodhë se duke kthyer një situatë të paligjshme në një situatë më kritike.

Ky është nul, absolutisht më nul se 30 Qershori se ai thotë nuk janë bërë fare zgjedhje”, deklaroi Gjinushi.

Akademiku ka cekur edhe një nga arsyet e mosdekretimit, atë të dorëheqjes nga kreu i Partisë Socialdemokrate, teksa i kujtoi Metës se ky i fundit ishte akoma kryetar i LSI-së kur u zgjodh president.

“Hetimi është bërë pa dije dhe këtë gjë e preku atë ditë. I kam thënë atë ditë.

Po ky president që sot pikërisht risheh kur u dha dorëheqja po lexoj fjalimin e tij kur u bë President, ‘pas konsultimeve me këshilltarët, edhe pse detyrimet e mia fillojnë pas betimit si president…

Në 24 korrik, por zgjedhja u bë në 24 qershor dhe deri atëherë mund të vijoj me detyrimet e mia institucionale.

 Edhe pse do të vij të jem kryetar i LSI-së deri në datë 23′. 

Pra është zgjedhur President pa dhënë dorëheqjen si kryetar i LSI-së dhe çregjistrimin e bëri vetëm para betimit. 

Me këtë logjikë,  Presidenti duhet të pranojë pavlefshmërinë e zgjedhjes së tij dhe mbase lehtëson procedurat e shkarkimit të tij”, tha akademiku.

Gjinushi thotë se Meta mashtron, pasi pretendon se e ka dhënë dorëheqjen më 15 maj dhe jo në datën që thotë Meta.

“Dorëheqja është në 15.5.2019, ky mashtron. Këshilli tha që është dhënë dorëheqja dhe kaq. Dorëheqjen e kam dhënë me 15 maj, zgjedhjet janë bërë më 24 maj. 

Dhashë dorëheqjen dhe garoj. Isha, dhashë dorëheqjen dhe duhet të garoj. Dorëheqja është dhënë më 15.

Vendimi i këshillit është i fallsifikuar. 

Pozicioni im është zëvendësuar në 31.5.2019, ndërsa ky thotë është shkarkuar në 31.5.2019, nuk është nga mosdija është e qëllimshme”, tha Gjinushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re