Skip to content

“Nuk e dija nëse do më pranonit”, zbardhen detaje nga takimi i Ramës në familjen Rasha. Ja çfarë i garantoi për ekzekutimin e 25-vjeçarit (Kush janë deputetët që e shoqëruan)

Kryeministri Edi Rama shkoi të vizitonte familjen e Klodian Rashës, të riut që u ekzekutua nga një polic dhe i garantoi se prokuroria do të zbardhë të vërtetën për këtë ngjarje të rëndë.

“Neve na keni pranë, unë jam shumë i pikëlluar nga kjo që ka ndodhur, është një fatkeqësi. Prokuroria do ta zbardhë të vërtetën. Mezi kam pritur që të vija. Nuk më zinte vendi. Sapo kam ardhur dhe nuk e dija nëse do më pranonit për ngushëllim. Sepse kam pasur dëshirë të vij vetë personalisht”, tha Rama.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga Ulsi Manja dhe Elisa Spiropali të cilët kanë qëndruar në shtëpinë e Qazim Rashës rreth 30 minuta.

/faxweb