Skip to content

“Nuk e dimë nëse është ende pjesë e grupit të PS”/ Bardhi nuk e kursen Spiropalin: Ata i thonë ik, ajo kërkon të rrijë me zor!

Gazment Bardhi 1

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit të saj në PS dhe raportet me kryeministrin Edi Rama.

Në studion e Prime News24, Bardhi u shpreh se Spiropali duket se kërkon të qëndrojë me çdo kusht në grupin parlamentar të PS-së, pavarësisht se, sipas tij, i është kërkuar të largohet.

Ai nuk kurseu as ironinë për deklaratat e saj për epokën e Skënderbeut, ndërsa i bëri thirrje të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të tregojë gjithçka që di për Edi Ramën.

Gazment Bardhi: Nuk e dimë është apo jo anëtare et grupit parlamentar të PS. Ata i thonë ik, kjo me sa kuptoj unë kërkon të rrijë me zor. Kështu e kuptoj. Se kur të thonë ik… Me ne nuk vjen dot. Duhet të reflektojë dhe të kuptojë që ajo që kishte perceptuar si epoka e Skënderbeut, ishte epoka e njeriut anti shtet dhe antiligj si Edi Rama dhe i bëj thirrje të bashkëpunojë me drejtësinë për ccdo gjë që di në raport me Edi Ramën.