Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë punimet në ‘Lagjen e Re’, në Ndroq së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj.
Gjatë inspektimit kryeministri u takua dhe me disa banorë, ku njëra prej tyre i tregoi të gjitha pakënaqësitë që kishte. Ajo u shpreh se për shkak të punimeve që po zhvillohen do t’i prishet dhe kasollja e lopës. Pas kësaj Rama u zotua se do të rregullohej dhe do t’i sillte një dem, por ajo e refuzoi.
Biseda e plotë:
Edi Rama: Duhet të sjellin dhe një lopë tjetër, ose dem.
Banorja: Nuk e dua dem.
Edi Rama: Për lopën jo për ty. Jam kryeministri i vetëm në botë që kërkoj fjalën. Më lini të flas.
Banorja: Ma jep dorën. Le ta marr COVID-in prej teje.
Edi Rama: Puna është të heqësh zakonin se nuk e merr COVID-in prej meje, nuk ta jap dorën kurrë unë.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
