Një student nga Singapori është rrahur keq nga një grup personash derisa e gjeti veten të mbuluar nga gjaku. 23-vjeçari Jonathan Mok, i cili jeton në Londër për dy vite ka treguar se u sulmua pasi reagoi ndaj një komenti të bërë për koronavirusin.

Ndërsa gotitej në fytyrë, studenti ka treguar për mediat se personat që e sulmuan i thanë: “nuk e dua koronavirusin tënd në vendin tim”.

Ai tregoi më tej se e sulmuan 3-4 burra dhe një grua ndërsa ai ecte në Oxford Street më 24 shkurt.

Sulmi i dhunshëm, sipas të riut, ka nisur në momentin që ai vendosi të përballej me një grup njerëzish të cilët po bënin komente për Covid-19. Sipas tij, një prej sulmuesve i tha që të mos guxonte ta shihte përpara se t’i binte me grusht fytyrës.

Mjekët i kanë thënë Jonathan-it se mund të ketë nevojë që t’i nënshtrohet një operacioni pasi dëmet që ka marrë në fytyrë nuk janë të vogla.

Jonathan Mok është personi i radhës aziatik që ka rënë pre e racizmit që bëhet si pasojë e koronavirusit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re