Një atentat tronditit ditën e sotme qytetin e Vlorës ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në rrugën ‘Transballkanike’ të qytetit, 31-vjeçari Taulant Beqiraj. Forcat policore mundën të arrestonin menjëherë pas ngjarjes së rëndë 44-vjeçarin Hans (Andi) Jonuzaj të cilit iu sekuestrua një armë automatike në makinë, si dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Në dëshminë e parë para hetuesve, i arrestuari Hans (Andi) Jonuzaj ka mohuar autorësinë. “Nuk e kam kryer unë krimin” mësohet të ketë thënë 44-vjeçari.

Mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hulumtojnë hetuesit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Viktima është një person me precedent të mëparshëm penali, i arrestuar për armëmbajtje pa leje gjatë një konflikti me armë mes bandave në qytetin e Vlorës në vitin 2017.

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes ditën e sotme 31-vjeçarit të ndjerë i është gjetur në brezë një armë zjarri tip pistoletë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re