Ministri i Rindërtimit Arben Ahemetaj ishte në studion e Abc News për të folur për paketën financiare të qeverisë, teksa është vënë në krye të punës për përballimin e situatës nga koronavirusi.

Ahmetaj Theksoi pranoi se nuk e ka parë kurrë Shqipërinë në këtë gjendje, ndërsa tha se ekonomia do të pësojë një goditje të rëndë.

“Unë kam 30 vjet që punoj në ministrinë e Financave. Nuk e kam parë Shqipërinë asnjëherë si sot, ti numërova 92, 97, 2013. Është hera e parë që e shoh. Ne jemi te skenari A, unë shpresoj që të mos kalojmë te asnjë skenar tjetër. Shkon 60-70 milion dollar e kemi goditjen këtë muaj, muajin tjetër e kemi dyfish. Po e di çdo të thotë të humbasësh 400 milion dollar në 3 muaj.  Nëse ne humbasim në mua 12 miliard të ardhura i bie që aq janë pensionet. Nuk është e kollajtë që të menaxhojë situatën”, tha ai.

I pyetur për PPP-të mjaft të diskutuara, teksa janë edhe një kërkesë e opozitës për tu anuluar, ministri tha se janë shërbime dhe një pjesë e tyre preken nga plani A i qeverisë.

Lexo edhe: Ahmetaj shpjegon paketën për koronavirusin: Si do t’i garantojmë bizneset, nuk ka mungesa në ushqime

Pjesë nga intervista:

Arben Ahmetaj: Faturat e energjisë elektrike nuk fshihen. Energjia do të vazhdojë të pagueht se deri më sot por lehtësojmë për kamatvonesë, ia heqim këtë detyrim ligjor. Është moment lufte, nëse qeveria del dhe të thotë po të fal kamatvonesa 150 milion dollar, nuk është pak në një kohë të vështirë, në një vend që nuk është i pasur dhe taksat nuk janë të larta.

Juli Xhokaxhi: Parashikoni riskudelimi i tatim-fitimit për biznesin

Arben Ahmetaj: Të gjithë këto biznese që janë mbi 100 mijë dhe ato familjare nuk do paguajnë tatim-fitimin dhe ju riskedulohet për një kohë më vonë, që tani mos kenë ngarkesa.

Juli Xhokaxhi: Për ato biznese që janë mbyllur, do të ishte e mundur që të hiqen totalisht taksat?

Arben Ahmetaj: Ai që nuk punonon nuk ka taksa. Nuk falen asnjë taksë, janë gjaku i shtetit, ditën që i falim ka rënë shteti. Këto gjëra kur i diskutojmë nganjëherë futemi në një vorbul që janë të sqaruara. Ne na duhet ti përsërisim se kohë lufte është. Nuk mund të shtyhen tatime, por po lehtësojmë biznesin e vogël.

Juli Xhokaxhi: Sa parashikohet ulja e rritjes ekonomike, kjo është dopio, pas tëretit erdhi viusi, jemi më të goditurit

Arben Ahmetaj: Unë kam 30 vjet që punoj në ministrinë e Financave. Nuk e kam parë Shqipërinë asnjëherë si sot, ti numërova 92, 97, 2013. Është hera e parë që e shoh. Ne jemi te skenari A, unë shpresoj që të mos kalojmë te asnjë skenar tjetër. Shkon 60-70 milion dollar e kemi goditjen këtë muaj, muajin tjetër e kemi dyfish. Po e di çdo të thotë të humbasësh 400 milion dollar në 3 muaj.  Nëse ne humbasim në mua 12 miliard të ardhura i bie që aq janë pensionet. Nuk është e kollajtë që të menaxhojë situatën.

Juli Xhokaxhi: Pavarësisht situatës duket se pjesa tjetër e aspektin ekonomik, PPP është njësoj

Arben Ahmetaj: I njëti muhabet me ju. Nuk të lë se keni rënë edhe ju në kurth

Juli Xhokaxhi: Po ju pyes, check up-i psh pezullohen dhe nuk anulohet.

Arben Ahmetaj: Pezullohet, po pse do anullohet kontrolli mjekësor

Juli Xhokaxhi: Pyetja është a do të duhet që investimet, që gjithë pjesa tjetër të vazhdojë po njëlloj? Ka një dilemë shumë të madhe.

Arben Ahmetaj: Unë nuk kam dilemë për këtë. Në planin A, puna dhe investimet vazhdojë. Dhe pani A nga plani B ndryshon edhe me ditë. Koncesionet janë shërbime dhe një pjesë e mirë e tyre janë prekur që në planin A. Ne do të ndërtojmë edhe shtëpitë që shembi tërmeti. Për PPP-të, check up u shërben njerëzve për tu kontrolluar falas, është pezulluar. Sterilizimi, ata që bëjnë operacione t’ua lëjmë pa sterilizuar, jo ata do vazhdojnë. Dy rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat janë hequr nga buxheti. Laboratori është përgjysmuar. Çudia më e madhe është si nuk pyetët po skanimi në doganë. E dini sa është goditja në buxhet këtë vit 1.6 miliard

Juli Xhokaxhi: Jeni bërë si njeri i krizave, ministrja e Financave ka dalë jahstë funksionit?

Arben Ahmetaj: Të gjithë ministrat janë në funskione, kryeminisri në kohë krizash krijon shtabe. Në kohë krize krijohet një zinxhir koordinimi dhe drejtimi që përpjekjet të shkojnë të gjitha në një drejtim. Kemi pasur krizën e ’97 nuk e harroj, nuk e kam parë Shqipërinë ndonjëherë si sot./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re