Aktori i njohur Bes Kallaku e ka nisur karrierën e  tij  në një moshë
shumë të vogël dhe udhëtonte nga Bubqi për në Tiranë për të marr pjesë
në spektaklin Portokalli.

I ftuar në ‘Late night show’, Besi ka zbuluar se në fillimet e tij ai
flinte në karrige dhe moderatori asaj kohe i Portokalli Agron Llakaj ka
qenë i pari që e ka ndihmuar.

“Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen ta them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua. Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mija flija në karrige. Agron Llakaj ka qenë personi që në fillimet e mija më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde flija te shtëpia ime dhe hajde ha te shtëpia ime,” ka thënë Besi në emision.






Previous article‘Ke përdorur Ijen për të bërë lek!’ Kastro Zizo e preku tek pika e dobët, Besi nuk ia përton me përgjigjenNext articleZyrtari nga Uashingtoni telefonon Ramën: Zgjedhjet me 30 qershor, asnjë hap pas

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko