Një 20-vjeçar në Iran raportohet se është vrarë mizorisht nga vëllai dhe kushërinjtë e tij, kur këta të fundit, mësuan se ai ishte homoiseksual.

Viktima i quajtur Alireza Fazeli, kishte vendosur të largohej nga vendi për të jetuar me partnerin e tij Aghil Abyat në Turqi, por u vra, një ditë para se të shkonte atje. Mediat e huaja kanë mundur të zbardhin dinamikën e vrasjes. Sipas tyre, vëllai i Fazeli, e ka marrë për një shëtitje në fshat, me pretendimin se do të shkonin për të takuar babanë.

20-vjeçari pranoi, e dy vëllezërit u nisën për në destinacionin e paracaktuar. Por ku mbërritën pranë vendit kur do të shkonin, papritur, shfaqen dy nga kushërinjtë e tyre, të cilët ndihmuan në vrasjen makabre të Alizera, të cilit, siç thonë mediat, iu pre koka.

Abyat tregonte për rrjetin ‘IranËire’ se ata kishin lënë trupin e viktimës në një pemë dhe më pas i telefonuan nënës së tij për t’i treguar se ‘i dhamë fund’.

Abyat tregonte se nëna e Alireza ishte aq e shokuar nga ajo që i kishte ndodhur djalit të saj saqë ishte shtruar në spital.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re