Skip to content

“Nuk e kuptoj pse nuk janë me ne për ngritjen e komisioneve hetimore”, Bardhi ftesë Bashës: Të bashkohet për të kthyer Kuvendin në normalitet

Gazment Bardhi ka folur për mediat, ku është shprehur se nuk e kupton pse kryedemokrati Lulzim Basha nuk është bashkë me ta në betejën për ngritjen e komisioneve hetimore.

Bardhi i bëri ftesë të bashkohen për të kthyer normalitetin në Kuvend.

“Nuk e kuptoj pse Basha dhe një pjesë e vogël nuk duhet të jenë bashkë me ne që t ngrihen komisione hetimore. Nuk do duhet të bëjnë betejë për të mos u hetuar 4 kontrata koncesionare. I kam bërë thirrje dhe u bëj thirrje të bashkohen për të l kthyer Kuvendin në normalitet. Basha vrapon vetëm kur i duhet numri i caktuar i votave Ramës dhe Ballës në Kuvend”, tha Bardhi.

Për përjashtimin e deputetëve, Bardhi tha: “Nuk zgjidhet mohimi i të drejtave të opozitës duke përjashtuar nga Kuvendi. Mendojnë se kanë shumicën e shqiptarëve me vete dhe krijojnë situata të tilla duke krijuar opozitë fake, si në 2021”.

“”