Një shqiptar 29-vjeçar, rezident në San Marcello Piteglio ka shkaktuar panik pranë një supermarketi, teksa ka qëlluar tri herë në ajër me një pistoletë me fishekë manovre.

Shkaku ishte absurd, për inat të personelit të supermarketit që nuk e lejoi të hynte brenda vetë i dytë, për shkak të rregullave të imponuara nga pandemia. Incidenti ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit, por u raportua dje, kur të shtënat që erdhën nga një makinë në lëvizje shkaktuan alarm në zonën me popullsi e trafik të ngjeshur.

Pas mbërritjes së policisë, një dëshmitar tha se dikush kishte nxjerrë dorën nga dritarja e një Opel Astra Coupé me ngjyrë gri, kishte shtirë tri herë dhe ishte larguar drejt qendrës së qytetit. Kërkimet në zonë gjetën edhe një nga gëzhojat e fishekëve të manovrës.

Një tjetër dëshmitar tha se autorë mund të ishin dy persona që pak më herët kishin hyrë në supermarketin Conad, por kishin dalë shpejt, pasi nuk i kishin i kishin lejuar të hynin të dy Një dëshmitar jashtë supermarketit tha se kishte parë dy të rinj të hipnin në Opel Astra gri metalizato, e cila i kaloi pranë, dhe drejtuesi kishte dorën e majtë jashtë e shtiu dy ose tri herë në ajër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re