Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj ka reaguar për pamjet e publikuara nga Edi Rama për situatën në spitale duke thënë se shqiptarët kanë një kryeministër që u jep pamje në vend të trajtimit dhe kurimit.

Shehaj shton se titullart deklarojnë se barnat dhe shërbimi në banesë rimbursohen, por e vërteta flet ndryshe. LSI i bën thirrje qeverisë që të miratojë protokollin e mjekimit në banesë, por shton se nuk e bën dot pasi nuk mund ta marrin copy paste nga Italia.

Reagimi i plotë:

Situata e pandemisë po bëhet përditë më e rëndë dhe më e vështirë. Qeveria vazhdon të drejtojë me video dhe me Facebook. Kemi shtretër në video por kemi radhë të gjata ambulancash në spitale.Kemi titullarë që deklarojnë se barnat dhe shërbimi në banesë rimbursohen por realiteti flet për miliona lekë borxhe te familjet shqiptare për të përballuar covid 19.

Video flet vetë, titullarët nuk dinë me çfarë të deklarojnë, ndryshe në emisione ndryshe në realitet. Paaftësinë e tyre korrupsionin e tyre ua faturojnë si faj shqiptarëve. Sot, shqiptarët nuk kanë protokolle siç ka italia meqenëse qeveria ka deshirë të krahasohet me ta.

Sot shqiptarët nuk kanë shërbim mjekësor në banesë. Sot shqiptarët përballen me çmime abuzuese të barnave. Sot shqiptarët kanë një kryeministër që u jep video në vend të trajtimit dhe kurimit.

Sot shqiptarët kanë si aleat të vetëm mjekët dhe infermierët të cilët janë si një ushtri pa drejtim, pa koke, pa motivim.

I bëjmë thirrje qeverisë t’i lërë mënjanë gënjeshtrat dhe fyerjet por që nesër të miratojë protokollin e mjekimit në banesë po se bëjnë dot ta marrin copy paste nga Italia. Dhe po nesër të miratojnë fondin për rimbursimin e barnave për trajtimin e Covid 19. Po e mbyll duke ju treguar dhe njëherë videon që bërtet më shumë se fjalët tona.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re