Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, emri i të cilët doli në dosjen e SPAK që po heton Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve, është shprehur se nuk ka firmosur asnjë tender.

I pyetur në lidhje me mesazhin që i ka dërguar Arben Ahmetaj për tu takuar me biznesmenin Mirel Mërtiri, ai u shpreh se “nuk e kam njohur as si fytyrë, se mbaj mend a e kam takuar.

Ai theksoi se me ish-zv.kryeministrin nuk ka pirë as kafe dhe s’ka qenë shok së bashkur, duke shtuar se për ndërtimin e inceneratorit të Fierit nuk është pyetur.

Baftjar Zeqaj: “As nuk kam pirë kafe dhe as nuk kam shkëmbyer ndonjë kështu.. Nuk kam firmosur asnjë tender, absolutisht. Inceneratori i përket mbas viteve 2015, e kam dëgjuar nga njerëzit e komunës që nuk e donin aty. Momenti i dytë që po e heton SPAK, kaq di unë për grupin hetimor

Jo pra asnjëherë nuk kam komunikuar me Ahmetaj, as nuk kam pirë kafe. Nuk ka qenë shoku im, shok partie.

Nuk mbaj mend, nëse do e mbaja mend do e kisha thënë. Ahmetaj më ka nis një mesazh që do takohesh me Mërtirin, nuk e kam njohur as si fytyrë. Në celularin e Ahmetaj është gjetur një mesazh që me thotë për të takuar këtë person, unë nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Jam i shqetësuar se emri shpërdorohet, SPAK është korrekt. Celulari i tij është në duart e SPAK.

Po patjetër do them që nuk e mbaj mend a e kam takuar.

Inceneratori i Fierit është proces hetimi. Nëse do më pyesnit atëherë do thosha nuk jam dakord për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, por nuk më ka pyetur njeri. Nuk jam pyetur për këtë çështje”, tha ai

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re